Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampionëve nga UEFA dhe këtë e ka njoftuar gazeta gjermane ‘Welt am Sonntag’.
Sipas gazetës në fjalë, sanksioni i mundshëm ndaj Barcelonës nga UEFA lidhet me mosrespektimin e ‘Fair-Play’-it financiar nga klubi spanjoll.
Informacioni i publikuar nga kjo gazetë fliste për disa llogari të dyshimta në lidhje me rritjen e të ardhurave që ka pasur klubi katalanas, përveç lëvizjeve të zakonshme të një klubi futbolli.
Si mund të rreshtohet Barcelona në fushë pas transferimit të Vitor Roque?
Nga ana tjetër, siç raportohet nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’, Barcelona së bashku me nëntë klube të tjera evropiane të nivelit të lartë, përfshirë PSG-në, Manchester Cityn dhe Milanin, janë duke u hetuar për mospërputhje me rregulloret financiare të vendosura nga UEFA për të qenë në gjendje të marrin pjesë në garat e organizuara prej saj.
Barcelona në një njoftim ka deklaruar se nuk di asgjë për këtë situatë, por gazeta spanjolle ka mundur të sigurojë që zgjidhja e çështjes, ajo e Barçës dhe e pjesës tjetër të ekipeve nën hetim, të arrijë në shkurt 2024.
Ajo që po ndodh tani janë thashetheme apo rrjedhje informacioni të bëra me ndonjë qëllim dhe që kanë mbërritur menjëherë pas vendimit të Gjykatës Evropiane për pozitën dominuese të UEFA-s.
Gjithsesi deri në shkurt te Barcelona do të jenë në pritje nëse UEFA do t’i përjashtojë nga gara më e madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve. /Telegrafi/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...