Mbrojtësi qendror i Atletico Madridit, Theo Hernandez është duke shijuar kohën e tij te Alves në formë huazimi këtë edicion.
Reprezentuesi 19-vjeçar i Francës ka shkëlqyer gjatë 28 paraqitjeve në La Liga këtë sezon, kohë gjatë të cilës ai ka arritur të bëjë tri asistime duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane me performancën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Vëllai i Lucas Hernandezit të Atletico Madridit në të kaluarën është kërkuar për transferim nga një numër i madh klubesh, përfshirë Manchester Cityn, por ‘Los Colchineros’ kanë arritur të “blindojnë” atë duke i ofruar kontratë të re deri në vitin 2021.
Real Madridi besohet se të jetë i përgatitur për të aktivizuar klauzolën e tij aktuale prej 24 milionë euro për të sjell atë në ‘Santiago Bernabeu’, por radio stacioni spanjoll ‘Onda Cero‘ raporton se rivali i tij Barcelona ka mposhtur ‘Los Blancos’ në garën për mbrojtësin e shumëvlerësuar.
Raportohet se Barcelona ka arritur ta bind Theo Fernandezit t’i bashkohet atyre në vend të Real Madridit./arbresh.info
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon