Google ADS

Barcelona rivalizon Chelsea-n për yllin e AC Milan

11:39 | 27 Maj 2020
Arbresh Info

Barcelona është e gatshme të garojë me Chelsea-n për shërbimet e portierit të AC Milan, Gianluigi Donnarumma.

Italiani që disa muaj është i lidhur me “Blutë” si zëvendësuesi i Kepa Arrizabalaga, mirëpo edhe Barcelona ka interesim, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Don Balon, agjenti i 21-vjeçarit është kontaktuar nga gjiganti blaugranas.

E ardhmja e Marc-Andre ter Stegen është në dyshime, andaj Barcelona në verë mund të mundohet ta sjellë Donnarumma-n në “Camp Nou”.

Dy skuadrat janë duke garuar, ndërsa për italianin duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro.

Ekziston mundësia që Donnarumma të rinovojë kontratën me “Rosonerët”, kontratë e cila skadon në vitin 2021./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme