Arsenal ka nisur bisedimet me agjentin e Philippe Coutinho-s, për ndonjë marrëveshje të mundshme gjatë verës.
27-vjeçari ka dështuar të shkëlqejë në “Camp Nou”, ndërsa këtë sezon e ka kaluar huazim te Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti gjerman kanë pasur mundësinë e blerjes për 105 milionë euro, mirëpo shefi Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se nuk e kanë aktivizuar këtë mundësi.
Barcelona nga ana tjetër dëshiron të shesë shumicën e lojtarëve dhe Coutinho është në listë, andaj ka refuzuar t’ia vazhdojë huazimin në “Allianz Arena”.
Chelsea që disa muaj është i lidhur me brazilianin, por sipas Le10 Sport, Arsenal ka nisur bisedimet.
Thuhet se Mikel Arteta është admirues i madh i Coutinho-s, andaj ka planifikuar ta sjellë lojtarin në “Emirates”.
Mirëpo, të gjitha planet e teknikut spanjoll mund të shkatërrohen nëse Arsenal nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...