Barcelona raportohet se ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang verën e kaluar.
‘Mundo Deportivo’ pretendon që ylli i Borussia Dortmundit i është ofruar Barcelonës si një zëvendësues i Neymarit, transmeton portali arbresh.info. Por, drejtorët në Camp Nou kanë vendosur kundër ofertës për Aubameyangin pasi ishin të mbështetur në sulmuesi Luis Suarez.
Tifozët e Barcelonës ishin tronditur kur Neymar u largua nga Spanja për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro në Paris Saint Germain.
Gjiganti katalunas dështoi për të siguruar shënjestrën e tyre kryesore, Philippe Coutinhon, nga Liverpooli pavarësisht se kishin ofruar 130 milionë funta.
Reprezentuesi gabonez Aubameynag ka shënuar 31 gola brenda 32 paraqitjeve sezonin e kaluar te gjiganti gjerman./arbresh.info/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...