Projekti i Superligës Evropiane ishte një nga momentet më të ulëta në futboll në vitin 2021.
Një kompeticion që përfshinte vetëm 20 klube elitare në Evropë, ishte ideja e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez dhe kryetarit të Juventusit, Andrea Agnelli.
Barcelona, Atletico Madrid, Liverpool, Chelsea, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Tottenham, AC Milan dhe Inter ishin dhjetë skuadrat e tjera të përfshira në formimin e Superligës, së bashku me Juventusin dhe Real Madridin.
Turneu do të konkurrohej midis 15 “anëtarëve themelues” të garës dhe pesë ekipeve të kualifikuara të ndara në dy grupe me nga dhjetë.
Megjithatë, projekti u rrëzua edhe para se të niste, pasi tifozët nisën protesta masive kundër kësaj lige, duke i detyruar klubet të tërhiqen. Klubet e Premier League ishin të parat që u tërhoqën dhe të tjerët ndoqën shembullin.
Por, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus mbeten të patundur për riemërimin dhe rinisjen e projektit si konkurrent të UEFA Champions League dhe Europa League.
Tani, “Financiar Times”, raporton se të tre kryesuesit e tre klubeve do të takohen në ditët në vijim, ndërsa ata kërkojnë ta kthejnë projektin në vitin 2022.
Pretendohet se treshja kishte mbajtur tashmë një takim në gusht të vitit të kaluar për të diskutuar hapat e ardhshëm për idenë e tyre. Tani, ata po planifikojnë bisedime të mëtejshme ndërsa kërkojnë të rinisin projektin duke shmangur çështjet ligjore kundër UEFA-s dhe organeve të tjera të futbollit që e kundërshtojnë atë.
Pra, projekti i Superligës Evropiane mund të rikthejë përsëri “kokën e tij” në vitin e ri, me ndryshime të mundshme në formatin fillestar që u propozua. Megjithatë, tifozët nuk kanë gjasa të preken, por duket se Perez mbetet kokëforë për projektin e tyre./Arbresh.info
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës