Google ADS

Barcelona publikon formacionet zyrtare, Cancelo e Felix në bankën rezervë

20:08 | 3 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Pas një fitoreje dramatike ndaj Villarrealit, Barcelona kthehet në aksion për ndeshjen e fundit të La Ligës para pushimit të parë ndërkombëtar.

Kampionët në fuqi udhëtojnë në Pamplona për t’u përballur me Osasuna në “El Sadar” të dielën mbrëma, shkruan Arbresh.info.

Ardhja e Joao Cancelo është nënshkrimi më i madh pasi i jep Barçës një opsion në krahun e djathtë për herë të parë pas një kohe të gjatë, dhe shkathtësia e tij gjithashtu lejon Xavi të ndryshojë formën e ekipit të tij në varësi të kundërshtarit dhe situatës.

Joao Felix vjen nën skepticizëm të ashpër dhe ngre shumë dyshime në lidhje me aftësinë e tij për t’iu përshtatur sistemit.

Por, të dy transferimet ndeshjen do ta fillojnë nga banka rezervë.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Barcelona:


Osassuna:


Ndeshja fillon nga ora 21:00./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme