Barcelona është e gatshme ta ofrojë mesfushorin Athur Melo, te Juventus në këmbim të mbrojtësit Matthijs de Ligt.
Holandezi gjatë verës refuzoi mundësinë për t’iu bashkuar Barcelonës, duke zgjedhur “Zonjën e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona e sheh De Ligt si pasuesi i Gerard Pique, pasi Samuel Umtiti pritet të shitet gjatë verës, kurse Clement Lenglet ka nevojë për partner.
De Ligt gjatë këtij sezoni nën urdhrat e Maurizio Sarri-t ka dështuar të gjejë formën më të mirë dhe ka spekulime se do qëndrojë në stol kur në skuadër do të rikthehet kapiteni, Giorgio Chiellini nga lënimi.
Sipas Mundo Deportivo, Juventus është i interesuar për Arthur, andaj Barcelona ka propozuar shkëmbim mes lojtarëve.
Nëse dështon transferimi i brazilianit në Torino, atëherë Arthur do t’i ofrohet Tottenham në shkëmbim për Tanguy Ndombele./arbresh.info.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...