Barcelona prezanton fanellën ngjyrë ari për ndeshjet mysafire në sezonin e ri

19:10 | 27 Qershor 2022
L G

Barcelona ka prezantuar fanellën e re që do t’i luaj ndeshjet si mysafir për sezonin 2022-23.

Është një fanellë unike me ngjyrë ari që nuk është parë me vite të tëra dhe tifozët katalunasë janë dashuruar menjëherë në të.

Modeli i fanellës përfshin gjithashtu një hartë të qytetit, me shtytje drejt vendeve që janë përdorur në Lojërat Olimpike të vitit 1992 që u mbajtën në Katalunia.

Ndërkohë prerja në fund të mëngëve të fanellës përmban ngjyrat e pesë unazave olimpike.

Barcelona ka nxjerr në shitje tanimë këtë fanellë nga dita e sotme dhe tifozët kanë blerë atë në dyqanet zyrtare si dhe në faqe të klubit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme