Barcelona ia ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se duhet të shpenzojë shumë para për asin kroat Ivan Rakitic.
Kjo pasi gjiganti katalonas nuk do ta shesë Rakiticin për më pak se 125 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se drejtuesit e Barçës u kanë thënë homologëve të vet nga Parisi se duhet ta paguajnë klauzolën e lojtarit.
Përfaqësuesi kroat ka qenë njëri prej yjeve të Kupës së Botës dhe parisienët duan ta përforcojnë mesfushën me të, pasi mund ta humbasin Adrien Rabiotin.
Rakitic ka klauzolë lirimi në vlerë 125 milionë euro, të cilën PSG duhet ta paguajë nëse e do kroatin.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...