Google ADS

Barcelona po monitoron mesfushorin e Bayern Leverkusen, Florian Wirtz

09:11 | 3 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona po monitoron mesfushorin e Bayern Leverkusen, Florian Wirtz.

Eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Barça është një nga klubet që ndjek Wirtz.

Në fakt, në një intervistë rreth një muaj më parë për BILD, lojtari deklaroi se kur ishte i vogël “gjithmonë donte të luante për Barcelonën. Kjo nuk ka ndryshuar, por kam ende kohë derisa të arrijë”.

Bayern nuk ka gjasa ta lërë 18-vjeçarin e talentuar të largohet këtë verë pasi së fundmi ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2026. Raportet në Gjermani thonë se një largim nuk do të ishte i mundur para vitit 2023.

Përveç Barçës, Bayern Munchen është një nga klubet e tjera që pëlqen Wirtz./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme