Google ADS

Barcelona po lufton për të përmbushur kërkesat personale të Matthijs de Ligt

14:01 | 26 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Barcelona po përpiqet të përmbushë kërkesat personale të mbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt.

“Sport” raporton se Barça ka bërë hapa përpara në sulm – me transferimin e Ferran Torres, rinovimin e kontratës me Ousmane Dembele dhe kthimin e Ansu Fatit nga lëndimi.

Tani ata po shikojnë të përmirësojnë mbrojtjen. De Ligt është në radarin e tyre prej kohësh, por paga e tij e madhe nuk mund të mbulohet.

Ai gjithmonë e ka tundur Barcelonën, por zgjodhi Juventusin kur katalanasit nënshkruan me Frankie de Jong nga Ajax.

Juve dëshiron ta shesë atë pasi është në vështirësi financiare. Agjenti i tij, Mino Raiola, të cilin presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e takoi në Torino javën e kaluar, thuhet se kanë arritur marrëveshje.

Por, Philippe Coutinho pritet të jetë “kurban” i transferimit të De Ligt, pasi paga e madhe e brazilianite duhet të fshihet nëse konsiderohet seriozisht transferimi i mbrojtësit holandez./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme