Barcelona është e vendosur të forcojë skuadrën e saj këtë verë duke gjetur opsione me kosto të ulët në portë, mbrojtje dhe mesfushë përpara se të bëjë gjithçka për të rekrutuar një qendërsulmues të nivelit të lartë.
Nuk është sekret që Erling Haaland është dëshira e madhe e Barcelonës, por konkurrenca për transferimin e norvegjezit është e ashpër. Sulmesi kërkohet edhe nga Manchester City dhe Real Madrid.
Nëse nuk arrijnë transferimin e norvegjezit, ata do të mësynë tek një tjetër numër nëntë. Dhe këta janë disa nga emrat e përmendur nga “Diario AS”: Alexander Isak, Karim Adeyemi, Lautaro Martinez dhe së fundmi Robert Lewandowski.
Kontrata e sulmuesi polak me Bayern Munchen skadon në verën e vitit 2023 dhe negociatat për rinovimin ende nuk kanë filluar. Prandaj ai mund të bëhet i disponueshëm në fund të këtij sezoni.
Leëandoëski në 35 ndeshje sa ka zhvilluar deri tani këtë sezon, ka shënuar 42 gola në të gjitha garat për klubin gjerman./Arbresh.info
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën