Google ADS

Barcelona po heton një tifoz për rishitjen e 2 mijë biletave gjatë skandalit të Frankfurtit

08:49 | 21 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Pasojat nga përballja e Barcelonës në UEFA Europa League kundër Eintracht Frankfurt të enjten e kaluar vazhdojnë të dominojnë titujt kryesorë.

Barça u mund në këtë përballje 2-3 në shtëpi, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj evropian, u dëmtua nga skandali i biletave, duke çuar në mbi 30 mijë tifozë gjermanë që mbushën Camp Nou kur fillimisht ishin caktuar vetëm 5 mijë bileta për mysafirët.

Në një intervistë në fillim të kësaj jave, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta hodhi dritë mbi këtë çështje, duke deklaruar se një numër i shoqatave të klubit kishin keqpërdorur privilegjet e tyre, duke u shitur bileta tifozëve gjermanë, ndërsa prentendoi gjithashtu se klubi do të veprojë kundër rishitëve të biletave.

Tani, një raport i r inga RAC1 pohon se Barcelona po heton veçanërisht një tifoz i cili njihet për rishitjen e biletave të ndeshjes në Camp Nou.

Thuhet se tifozi në fjalë ka arritur të organizlojë një rishitje prej 2000 biletash që përfunduan në duart e tifozëve gjermanë për përballjn e Europa League.

Barça është vënë në dijeni për këtë çështje dhe aktualisht po shqyrton situatën. Ekziston mundësia që klubi të vendosë të ngrejë akuza kundër autorit, ndërkohë që mund të lëshohet edhe ndalimi i stadiumit – diçka që Laporta la të kuptohet në konferencën për shtyp.

“Duhet të punojmë shumë për të rrëzuar këto grupe të organizuara të rishitjes. Ata kanë në posedim një numër të mirë biletash sezoni. Dikur vendosëm të ndalonim ultras të dhunshëm në stadium. Tani duhet të ndalojmë rishitësit e organizuar të biletave”, tha Laporta.

Më shumë përditësime mbi këtë çështje janë dhënë ndërsa Barcelona vazhdon hetimin dhe kërkon të marrë masa për të shmanguc incidente të tilla në ndeshjet e ardhshme.

Për momentin, megjithatë, fokusi do të jetë te skuadra ndërsa ata udhëtojnë në Reale Arena për përballjen kundër Real Sociedad në LaLiga, duke shpresuar që të rikthehen në rrugën e fitoreve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme