Barcelona planifikon të nënshkruajë me Cavanin dhe Di Marian

10:18 | 25 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Shkaku i krizës financiare, Barcelona po shikon më shumë për të nënshkruar me futbollistë të lirë.

Sipas “Fichajes”, klubi katalunas po synon që të nënshkruajë me Edinson Cavanin dhe Angel Di Marian në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Të dy futbollistët kanë konfirmuar largimin nga skuadrat e tyre përkatëse si të lirë. Cavani së fundi ishte te Manchester United, kurse Di Maria te Paris Saint-Germaini.

Barcelona e sheh sulmuesin nga Uruguai si opsion të dytë, nëse dështojnë të nënshkruajnë me Robert Lewandowskin.

Nga “Camp Nou” mund të largohet Ousmane Dembele si lojtar i lirë dhe Barça synon ta zëvendësojë me reprezentuesin e Argjentinës.

Juventusi thuhet se është favorit për të nënshkruar me Di Marian, por lojtari ende nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme