Barcelona dëshiron që ta rikthejë në skuadër mbrojtësin e krahut Marc Cucurella nga Getafe.
Sipas Marca, shkaku i pandemisë së koronavirusit, Barcelona nuk mund të shpenzojë shumë para për të transferuar mbrojtës të rinj, andaj do provojë ta rikthejë spanjollin, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona e shiti Cucurella-n te Getafe për 15 milionë euro, mirë me klauzolë të riblerjes.
Pra, 21-vjeçari ka të drejtën të rikthehet në “Camp Nou” gjatë merkatos verore, nëse Barcelona paguan vlerën e 15 milionë euro, aq sa fitoi kur e shiti te klubi spanjoll.
Gjatë këtij sezoni Cucurella ka bërë 34 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një gol./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës