Problemet e Barcelonës nuk përfunduar me humbjen 3-0 kundër Bayern Munchen të mërkurën mbrëma.
Blaugranët u rrëzuan nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë në 21 vjet, duke dështuar të fitojnë një përballje të domosdoshme kundër Bayern Munchen.
Të përzgjedhurit e Xavit u “zhytën” në një humbje 3-0, duke shtuar një humbje në shtëpi me po të njëjtin rezultat kundër bavarezëve më herët këtë edicion.
Ishte një “kolaps” jashtëzakonisht zhgënjyes nga Barça në një natë kur ata duhej të dilnin, por nuk ishte vetëm disfata që do të kishte bërë që Xavi të kishte një natë pa gjumë.
Barça gjithashtu humbi mbrojtësin me përbojë, Jordi Alba pas një lëndimi që pësoi dhe iu desh të zëvendësohej me Oscar Minguezan.
Dhe kështu, jo vetëm që Barcelona do t’i vazhdojë garat në Europa League, por tani do të qëndorjë pa Alban për të paktën disa javë.
Shkalla e lëndimit ende nuk është konfirmuar, por ka të ngjarë që ai të humbasë ndeshjet kundër Osasunas dhe Elches dhe mund të mungojë deir në pushimin dimëror.
Pushimi vjen menjëherë pas këtyre ndeshjeve, me përballjen e fundit të Barçës për vitin që do të vijë më 21 dhjetor, kundër Sevillas./Arbresh.info
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...