Lëndimi i rëndë ia ka humbur sezonit mbrojtësit, Aleix Vidal, dhe thuhet se kjo ka bërë që Barcelona të kontaktoj ish-mbrojtësin e Juventusit, Martin Caceres.
Caceres shfaqej i vendosur për t’u bashkuar me Southampton, pasi ka qenë në bisedime me klubin e Ligës Premier që kur dështoi marrëveshja e propozuar për të kaluar në Milan në fillim të shkurtit.
Megjithatë, Tuttomercatoweb pretendon se Caceres tani është duke u ndjekur nga Barca, të cilët janë në kërkim të futbollistëve të lirë për të zëvendësuar Vidalin, mbrojtësi i djathtë ka ndrydhur kyçin e këmbës së tij në fundjavë.
Uruguaiani edhe më parë ishte pjesë e katalunasve pasi kaloi sezonin 2008-09 në Camp Nou, duke bërë 23 paraqitje me klubin, në sezonin që fituan tripletën.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...