Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, pas 16 viteve qëndrim në ekipin e parë.
Argjentinasi largohet kësisoj nga katalunasit si futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me këtë skuadër skadoi më 30 qershor.
Deri tek ndarja mes futbollistit dhe klubit ka ardhur për shkak të pengesave financiare dhe strukturore nga rregulloret e La Ligas.
Barcelona në Twitter ka publikuar një video të gjatë të gjeniut argjentinas me aksionet dhe golat e tij më të mirë me fanellën katalunase.
LATEST NEWS | Leo #Messi will not continue with FC Barcelona
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021
Vetëm një mbishkrim i shkurtër ka qenë i vendosur sipër videos. “Faleminderi Leo Messi”.
Ndërkohë pas pak çasteve, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta do të mbajë edhe konferencë për media në lidhje me largimin e Messit.
Thank you, Leo. pic.twitter.com/cdS9xWe8Me
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...