Raportohet se Barcelona po përgatitet të bëjë lëvizjen e tyre për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland verën e ardhshme.
Reprezentuesi norvegjez pritet të kushtojë rreth 70 milionë euro dhe një nxitje e mundshme për Barcelonën mund të jetë se ndjekja e Manchester Cityt është në disa dushime për shkak se gjigandët e Premier League nuk janë të gatshëm të shpenzojnë për të, sipas “Sport”.
Ndërsa në një mënyrë është e admirueshme që City, megjithë pasurinë e tij të madhe, nuk dëshiron të shpenzojë shumë dhe të prishë strukturën e tyre aktuale të pagave, ne nuk jemi të sigurtë që fansat e tyre do t’i verësojnë ata duke i dhënë disa prej rivalëve të tyre mundësinë për të nënshkruar me një talent si Haaland.
21-vjeçari ka një rekord mahnitës prej 76 golave në 74 ndeshje për Dortmundin dhe është e qartë se ai do të ishte një nënshkrim ëndërrash për Cityn dhe pothuajse çdo klub tjetër.
Një golashënues elitar si Haaland do të ishte prioriteti i Pep Guardiolës pas largimit të Sergio Agueros në verë.
Nga ana tjetër, Barcelona shpreson se do të mbetet në një pozicion të fortë për Haaland, pasi vazhdojnë të vuajnë pas largimit tronditës të Lionel Messit këtë sezon.
Haaland ka aftësi të prodhojë shifra golashënuese si Messi, është qi ai mund të jetë zëvendësuesi perfekt afatgjatë për argjentinasin.
Megjithatë, me Barçën që nuk është në formën më të mirë tani, pretendohet se sulmuesi norvegjez mund të joshet të marrë në konsiderat oferta të tjera nga e gjithë Evropa, duke përfshirë këtu dy pretendent kryesor si Real Madrid dhe Paris Saint-Germain./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën