Google ADS

Barcelona përgatitet të nis bisedimet për rinovimin e kontratës me Messi-n dhe disa yje të tjerë

17:13 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Barcelona javën e ardhshme do nis bisedimet për rinovimin e kontratës me sulmuesin, Lionel Messi, të cilin shpresojnë ta mbajnë në skuadër edhe për disa vite.

Argjentinasi nuk e aktivizojë mundësinë që të largohet si lojtar i lirë, mundësi e cila ka skuadër ngase dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.

Bordi i Barcelonës ka dëshirën për ta mbajtur Messi-n sa më shumë që të jetë e mundur, por kjo nuk vlen për të gjithë lojtarët.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona me disa lojtarë do mundohet të rinovojë kontratën, por disa do i largojë.

Lojtarët si Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic janë në shitje, Luis Suarez mund të largohet në verë nëse nuk rinovon dhe Riqui Puig pritet të rinovojë edhe për dy vite.

Prioritet për klubin katalunas është Ter Stegen dhe Ansu Fati, derisa Gerard Pique dhe Sergio Roberto gjithashtu kanë nevojë për negociata.

Nelson Semedo-s do i ofrohet kontratë e re nëse nuk largohet në verë, kurse e ardhmja e Ousmane Dembele mbetet e paqartë.

Për momentin, Barcelona është e fokusuar te Messi, Ter Stegen, Fati dhe Semedo./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme