Barcelona është duke konsideruar mundësinë për të transferuar sulmuesin e Bayern Munich, Kingsley Coman.
Emrat e mëdhenj si Neymar dhe Lautaro Martinez thuhet se janë në ‘radarin’ e gjigantit katalunas, por ka raportime se Coman mund të jetë alternativa tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka një karrierë mjaftë të mirë pasi ka fituar trofe të shumtë, ndërsa ka arritur të jetë në formacionin e parë te PSG, Juventus dhe tani te “Bavarezët”.
Sipas Sport, Coman mund të transferohet në “Camp Nou” gjatë verës dhe Barcelona nuk e ka problem të paguajë klauzolën e tij prej 60 milionë euro.
23-vjeçari këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...
MCA Kosova mban konferencë për sistem të ruajtjes së energji...
Rritet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Los A...