Google ADS

Barcelona ofron megakontratë për Erling Haaland, kjo është vlera e saj

15:51 | 3 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Në një përditësim nga “Cuatro”, Barcelona ka vepruar sipas interesit të saj për Erling Haaland duke i ofruar atij një mega-kontratë me vlerë 190 milionë euro për një periudhë pesëvjeçare.

21-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës. Norvegjezi është në listën e blerjeve të pothuajse çdo klubi elitar në kontinent, me Manchester City, Real Madrid, Manchester United, PSG, Chelsea të gjitha të interesuara.

Barcelona, gjithashtu ka qenë njëra ndër klubet më të interesuara për Haaland, duke e bërë atë prioritetin e tyre për verën. Presidenti i klubit, Joan Laporta synon ta bëjë sulmuesin e Borussia Dortmund nënshkrimin e tij për verën dhe ka mbajtur disa takime me agjentin e tij, Mino Raiola, për të rregulluar një marrëveshje.

Raportet më herët treguan se menaxheri, Xavi Hernandez kishte udhëtuar në Gjermani për të takuar personalisht qendërsulmuesin dhe për ta bindur atë të kalonte ne Camp Nou në fund të sezonit.

“Cuatro” tani ka dalë me një zhvillim të madh për situatën, duke deklaruar se Blaugranët kanë formuluar një propozim për kontratën e 21-vjeçarit.

Oferta e Barcelonës për Haaland

Sipas përditësimit, Barcelona do t’i ofrojë Haaland një marrëveshje me vlerë 19- milionë euro, e shpërndarë në pesë sezone. Raporti thotë se Haaland do të fitojë 20 milionë euro në vitin e tij të parë me Barçën dhe do të shohë që pagat e tij të rriten në 30 milionë euro në sezonin e dytë përpara se të rriten deri në 40 milionë euro për të tretin.

Në vitet e katërt dhe të pestë të kontratës së tij, Haaland do të fitonte 50-55 milionë euro, duke e çuar vlerën totale të marrëveshjes në 190 milionë euro.

Ndërsa kjo është kontrata e propozuar nga Barcelona, Raiola besohet se është në kërkim të një marrëveshjeje trevjeçare plus një opsion për dy vjet të tjera. Megjithatë, agjenti ka informuar Laportan dhe babin e Haaland, Alf-Inge, se 21-vjeçari duhet të luajë për katalanasit sezonin e ardhshëm.

Ka një ndjenjë emocioni brenda klubit me këto zhvillime. Përveç pagave, Barcelona do të duhet të paguajë edhe klauzolën e lirimit dhe komisionin prej 75 milionë eurosh të Haaland për Raiolën dhe babin e sulmuesit, gjë që do të çonte koston e marrëveshjes në rreth 110 milionë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme