Barcelona nuk mendon ta shesë mesfushorin Arthur, gjatë verës pasi besojnë se lojtari ka të ardhme në klub.
23-vjeçari iu bashkua klubit katalunas në vitin 2018 dhe ka bërë 67 paraqitje duke shënuar katër gola dhe kontribuar me gjashtë asistime, transmeton portali arbresh.info.
Me teknikën e kualitetit dhe pasimet e sakta, braziliani shihet si lojtari ideal për Barcelonën.
Pasi mesfushorët e tjerë si Sergio Busquets, Ivan Rakitic dhe Artruo Vidal kanë mbi 30 vjet, Arthur se bashku me De Jong shihen si e ardhmja e klubit.
Sipas Mundo Deportivo, kjo është arsyeja kryesore pse Barcelona nuk ka plan ta shesë Arthur dhe do refuzojë të gjitha ofertat në verë.
Për brazilianin interesim ka Inter, pasi trajneri Antonio Conte është admirues i madh i lojtarit./arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...