Barcelona do të dërgojë ofertë në drejtim të Liverpoolit në afatin janar për mesfushorin brazilian, Philipe Coutinho.
Gjiganti katalan kishte dështuar në afatin e verës së kaluar për ta transferuar mesfushorin në Nou Camp, por tashmë do të provojnë përsëri.
Ekspertët e La Ligës, besojnë se Barça me qëllim ka lëshuar informacionin se do të pagujnë vetëm 140 milionë euro për shërbimet e tij.
“Liverpooli nuk ka vendosur për çmimin e brazilianit. Ata kanë po të njëjtin qëndrim, si në verën e kaluar, nuk kanë ndryshuar mendimin. Nëse lexoni shtypin katalan, me burimet nga klubi dhe si duket ata kanë vendosur një çmim dhe është 140 milionë euro”, tha Balague për Sky Sports.
“Pra, unë po mendojë se nëse Barcelona do të thotë “Nuk mund ta pagujmë atë çmim, ne do të shkojmë për Greizmann”, shtoi ai.
“Por në realitet Liverpooli nuk ka vendosur një çmim për Coutinhon. Barcelona do të tentojë të transferojë Coutinhon në janar, ata gjithmonë e kanë thënë këtë”, përfundoi eksperti i La Ligës.
Barcelona është lidere në La Liga, gjashtë pikë më shumë se Atletico Madridi. /arbresh.info/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...