Thomas Vermaelen ka shpjeguar se një numër i madh klubesh kanë qenë të interesuar për të nënshkruar me të gjatë verës, por Barcelona nuk e ka lejuar të largohet.
31-vjeçari shpenzoi sezonin e kaluar si një i huazuar te Roma në Itali por “Blaugranët” raportohet se nuk kanë dashur largimin e tij edhe këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
“Barcelona më ka thënë se mund të mos largohem pa marrë parasysh kërkesat”, ka thënë Vermaelen.
“Ka pasur interesim nga shumë klube por ata nuk kanë dëgjuar ofertat dhe tani nuk mund të luaj as në skuadrën B, është e vështirë për mua”
“Do të ishte fantastike për të luajtur disa minuta për Belgjikën dhe ndoshta kjo do të ndryshonte situatën time në klub, apo ta përmirësonte atë”
“Trajneri [Ernesto Valverde] është i lumtur me performancat e mia në stërvitje dhe unë e kuptojë që në Barcelonë, ju keni nevojë për intensitet, katër ose pesë mbrojtës qendror”
“Unë mund të kem shans përmes lëndimeve ose suspendimeve, prandaj duhet të jem i gatshëm”
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje