Barcelona nuk ka interesim për rinovimin e kontratës së Sergi Robertos

18:19 | 11 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Përfaqësuesi i Sergi Robertos ka pohuar se Barcelona ka “interesim zero” për rinovimin e kontratës së tij dhe se mbrojtësi i gjithanshëm është në rrugën e duhur për t’u larguar nga klubi në një transferim të lirë në verë.

Një nga lojtarët më jetëgjatë në skuadër, i skadon kontrata në fund të sezonit dhe bisedimet në lidhje me rinovimin e mundshëm nuk kanë rezultar në ndonjë gjë pozitive. Besohet se lojtari dhe klubi janë të bindur se të dy do të ndahen pasi marrëveshja të përfundojë.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, agjenti i Robertos, Josep Maria Orobitg ka pasur një takim me drejtorin e Barcelonës, Mateu Alemany, por nuk ka pasur ndonjë përparim. 30-vjeçarit fillimisht iu ofrua një marrëveshje dyvjeçare nga klubi pasi paga e tij ishte ulur tashmë për shkak të krizës financiare në klub, por asgjë thelbësore nuk rezultoi gjithashtu nga kjo.

Që nga sot, qëndrimi i klubit ka marrë një kthesë pasi ata ishin të gatshëm të negocionin kushte të reja në nëntor 2021. Kjo erdhi pasi Roberto u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në kofshën e tij për të marrë lehtësim të përhershëm nga një dëmtim i përsëritur. Kjo do ta mbajë atë jashtë fushës deri në prill.

Sipas raportimeve, Barcelona nuk do të rifillojë bisedimet për kontratën derisa ai të kthehet në gjendje të plotë. Duke pasur parasysh shkathtësinë dhe cilësinë që ai sjell, Roberto pritej të qëndronte, por një kthesë e pafa e ngjarjeve e ka detyruar Barcelonën të punojë në zvogëlimin e faturave të pagave të tyre, gjë që potencialisht do të shohë fundin e madatit të Robertos në Kataluni./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme