Barcelona nuk ka para për të transferuar yllin e Inter-it, Lautaro Martinez.
Klubi katalunas asnjëherë nuk e mohojë interesimin për argjentinasin, i cili ka kontratë afatgjate me “Neurazurët” dhe klauzola e lirimit është 111 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Inter nuk mendon ta humbë yllin e skuadrës edhe pse mund të pranojnë 90 milionë euro plus një lojtar në shkëmbim për 22-vjeçarit.
Mirëpo, sipas Mundo Deportivo, Barcelona nuk është afër për të transferuar Martinez, sepse nuk ka financa për të realizuar transferimin.
Problemi është se skuadra është goditur nga pandemia e koronavirusit dhe nuk është duke arritur t’i shesë lojtarët.
Lojtarët si Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe shumë të tjerë janë nxjerrë në merkato, por ende s’ka blerës./arbresh.info.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...