Paris Saint Germain e ka eliminuar Barcelonën nga Champions League duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Ashtu si Cristiano Ronaldo me Juventusin, nga Champions League 24 orë më vonë është eliminuar edhe Lionel Messi me Barcelonën.
Pas humbjes 4-1 në ‘Camp Nou’ tri javë më parë, Barça shpresoi te një përmbysje në ‘Parc des Princes’, bazuar edhe në historinë.
Kjo nuk ndodhi, ndoshta pak edhe për fajin e Messit, që nëse do të kishte shënuar atë penalltinë në fund të pjesës së parë për rezultatin 2-1, mesiguri se ndeshja do të kishte marrë kaheje tjetër.
Sido që të jetë, në fund sfida përfundoi 1-1 me golat e Kypian Mbappes për PSG-në dhe Leo Messit për Barçën, derisa me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të mërkurën, Liverpooli e mundi 2-0 Leipzigun, 4-0 me rezultat të përgjithsëm. /Gazeta Express/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale