Barcelona është duke ëndërruar transferimin e Interit, Lautaro Martinez dhe janë të përgatitur për të paguar klauzolën e tij.
Sipas AS, Barcelona nuk ka hequr dorë nga 22-vjeçari, i cili ka kontratë me “Neurazurët” deri në vitin 2023, transmeton portali arbresh.info.
Klubi katalunas beson që argjentinasi është zëvendësimi adekuat i Luis Suarez, i cili do jetë jashtë fushe për katër muajt e ardhshëm.
Barcelona është e përgatitur të paguajë klauzolën e tij këtë muaj, klauzolë e cila prek shifrën prej 111 milionë euro.
Por, Inter është duke përgatitur kontratë të re për Martinez, kontratë e cila do ta ngritë edhe më shumë klauzolën e këtij të fundit.
Lautaro këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 24 paraqitje këtë sezon./arbresh.info.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...