Në fund të sezonit, klauzola e Antoine Griezmannit do të rikthehet në 100 milionë euro dhe Barcelona mezi po e pret këtë moment.
Por, katalunasit frikësohen se nuk do arrijnë t’i bëjnë ballë konkurrencës të madhe për ylli e Atletico Madridit.
Për franczin ka shfaqur interesim Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
Griezmann tashmë është më i pëlqyer se Philippe Coutinho, i cili së fundmi ka shprehur dëshirë për të qëndruar te Liverpooli.
Vlen të theksohet se edhe synimi i Atleticos është të shes lojtarin jashtë La Ligas, kjo pasi nuk dëshiron të përforcojë konkurrencën.
Vlen të theksohet se sulmuesi ka thënë se nuk do të largohet nga klubi spanjoll për asnjë ofertë gjatë janarit, edhe pse i pëlqen interesimi i Barcelonë.
Në 10 ndeshje Griezmann ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024