Barcelona nuk di të këndellet në La Liga, barazon me Alaves-in

22:52 | 31 Tetor 2020
Arbresh Info

Barcelona nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim të Alaves-i.

Skuadra katalunase dominoi tërë ndeshjen, por ishte e pafat në konkretizimin e rasteve që shkaktuan që ndeshja të përfundoi me rezultat 1 – 1, shkruan portali arbresh.info.

Nga një gabim trashanik i portierit Neto, përfitoi Rioja që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 31-të.

Ndërsa, golin e barazimit e shënoi Antoine Griezmann që gjithashtu përfitoi nga gabimi i mbrojtjes dhe parabuloi portierin kundërshtar.

Pas këtij barazimi, Barcelona renditët në pozitën e 12-të me tetë pikë, aq sa ka edhe Alaves-i në një pozitë më poshtë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme