Fitorja kundër Deportivos në Riazor më 29 prill do të jetë e mjaftueshme për Barcelonën për të siguruar titullit e kampionit në ligë.
Barcelona mund të shpallet kampione në La Liga më së afërti më 29 prill, transmeton portali arbresh.info. Pas disfatës që pësoi mbrëmjen e sotme (e enjte) rivali më i afërt – Atletico Madridi, skuadra e Valverdes është me 12 pikë të pastra në krye të tabelës.
Rezultat tronditës 3 me 0 në Anoeta nga Real Sociedadi ka bërë që Barcelona të jetë vetëm tri pikë larg nga sigurimi i titullit.
Edhe nëse skuadra e Simeones mposhtë Real Betisin të dielën, ata nuk do të jenë në gjendje për të kapur Barcelonën nëse gjiganti katalunas del fitues nga ndeshja e tyre në udhëtim pas këtij vikendi.
Në rast se Atletico humb të dielën kundër Betisit, ata nuk do të jenë në gjendje për të kapur Barcelonën, por kjo nuk do thotë se gara për titull mbaron këtu “matematikisht” për shkak se Real Madridi mund teorikisht t’i rrëzoj ata nga pozita në krye të tabelës.
Për ta bërë këtë, “Blaugranët”, të cilët nuk kanë humbur asnjë ndeshje brenda këtij sezoni, duhet të humbin të gjitha (pesë ndeshje) takimet e mbetura, përfshirë këtu El Clasicon që zhvillohet në Camp Nou më 6 maj.
Sidoqoftë, gjasat për të ndodhur kjo janë tepër të vogla./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?