Barcelona nis negociatat për rinovimin e kontratës së Ansu Fati-t

13:35 | 7 Shtator 2020
Arbresh Info

Barcelona ka nisur negociatat me agjenti e Ansu Fati-t, Jorge Mendes, për të rinovuar kontratën.

Sipas Marca, spanjolli ende nuk ka kontratë profesionale edhe pse nënshkroi një rinovim në dhjetor, transmeton portali arbresh.info.

Në atë marrëveshje ishte mundësia që të negocionin për një marrëveshje të re në fund të edicionit.

Kontrata momentale i skadon në vitin 2022, mirëpo duke parë nivelin e lojtarit, Barcelona shpreson ta mbajë edhe për shumë vitet të tjera.

Negociatat mes agjentit të Fati-t dhe presidentit Josep Maria Bartomeu kanë nisur, ndërsa së shpejti mund të arrihet marrëveshja.

Fati dje u bë lojtari më i ri në histori të Kombëtares së Spanjës që shënon gol në moshë të re./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme