Barcelona e ka të vështirë të arrijë marrëveshje me disa nga lojtarët kryesorë.
Klubi katalunas ka probleme të mëdha në anën financiare, ndërsa është në negociata me lojtarët që iu skadon kontrata në verë, me shpresën t’i bindin për të rinovuar.
Sergi Roberto, Ansu Fati dhe Ousmane Dmebele janë tre nga ata lojtarë, me Barcelonën që është e dëshpëruar t’i mbajë në “Camp Nou”.
Sidoqoftë, sipas Marca, bisedimet kanë ‘ngecur’ dhe ka gjasa që t’i humbasin në verë falas.
Muajin e kaluar, presidenti Joan Laporta tha se marrëveshja me Roberton është arritur dhe që mungon vetëm nënshkrimi, derisa ende s’ka asgjë zyrtare.
Ndërsa, Fati që shihet si pasuesi i Messit ende nuk ka rinovuar dhe agjenti Jorge Mendes do negociojë për marrëveshjen më të mirë të mundshme, duke marrë parasysh se sa shumë e vlerëson klubi spanjollin.
Ndërkohë, qëndrimi i Dembele ende nuk dihet, ku kërkohet nga Manchester United dhe Juventus.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...