Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e Lautaro Martinez nga Interi, por në listën e tyre është edhe Timo Werneri i Rasenball Sport Leipzig.
Blaugranasit duan të gjejnë një zëvendësues afatgjatë për Luis Suarezin, derisa Lionel Messi dëshiron të transferojë në Camp Nou bashkëkombësin e tij.
Interi nuk dëshiron të shesë Lautaron, derisa sulmuesi gjerman ka bërë të ditur se do të largohet nga skuadra gjermane në verë.
Për Wernerin është i interesuar edhe Liverpooli, gjersa lojtari ka thënë ditë më parë se do të përshtatej shumë mirë në strategjitë e Jurgen Kloppit.
Transferimi i Lautaros nga Nerazzurët do të kushton 111 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e tij, por që në këmbim ata duhet të ofrojnë Antoine Griezmannin që t’i bindin italianët të lejojnë largimin e tij.
Në anën tjetër, Werneri mund të kalonte në Camp Nou për një shumë rreth 75 milionë euro, mirëpo The Reds janë favoritë në garë për lojtarin.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...