Google ADS

Barcelona në Man Utd për Ander Herreran

19:37 | 29 Prill 2017
Arbresh Info

Barcelona besohet se është duke menduar transferimin e yllit të Manchester United, Ander Herrera.

Reprezentuesi spanjoll ka shkëlqyer këtë edicion te “Djajtë e Kuq” derisa skuadra e Jose Mourinhos vazhdon garën për top katërshe në ligë, transmeton portali arbresh.info.

27-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka krijuar shtatë asistime gjatë gjithë kompeticioneve dhe bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon‘, mesfushori ka ngjallur interesim te Barcelona.

Ata pretendojnë se zyrtarët e klubit janë duke e shikuar atë si një zëvendësues të Andres Iniestas.

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho dhe Marco Verratti i Paris Saint Germain janë gjithashtu duke u kërkuar nga gjiganti katalunas.

Por, gazeta e lartëprmendur pretendon se ylli i Manchester United është gjithashtu një opsion për të zëvendësuar lojtarin kryesor te Barcelona.

Ata besojnë se Herreira i përshtatet mirë stilit të tyre dhe do të shkëlqej në ‘Nou Camp’./arbresh.info

Të ngjashme