“Barcelona në krizë pas refuzimit nga Griezmann”

23:35 | 14 Qershor 2018
Arbresh Info

Guillem Balague beson se Antoine Griezmann e ka zhytur Barcelonën në një krizë pas refuzimit që i bëri sonte.

Griezmann është përfolur shumë për transferim te Barcelona për disa muaj dhe një marrëveshje dukej se ishte arritur mes tyre, transmeton portali arbresh.info. Por, superylli i Francës ka tronditur botën e futbollit sonte duke konfirmuar se do të vazhdojë qëndrimin te Atletico Madridi.

Eksperti i futbollit spanjoll, Balague beson se vendimi i sulmuesit do të shkaktoj trazira tek drejtorët në Camp Nou.

“Kjo do të thotë që Barcelona është pak a shumë në një krizë”, ka postuar Balague në Twitter.

“Askush i shtatit të tij nuk është i gatshëm për të ardhur te Barcelona. Vështirë për të gjetur dikë për ta futur direkt në formacion”

“Dhe ata kanë humbur kohë shumë të vlefshme duke pritur për vendimin e sotëm”

Griezmann dha njoftimin e tij pas një dokumentari rreth tij të transmetuar në programin televiziv ‘The Decision’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme