Barcelona në garë me dy klubet Manchester për yllin në Premierë Ligë

14:15 | 22 Shkurt 2017
Arbresh Info

Barcelona thuhet se është e interesuar në yllin e Tottenhamit, Kyle Walker, për t’i rregulluar problemet e tyre në mbrojtje.

Gjiganti në La Liga ende nuk ka gjetur një zëvendësues të përshtatshëm të Dani Alves, i cili u largua verën e kaluar nga klubi duke u transferuar në Juventus, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raporteve nga mediat angleze, Barcelona është duke vëzhguar një numër të madh lojtarësh, por në listë tani ka shtuar edhe Kyle Walkerin.

Së fundmi është thënë gjithashtu se Manchester United dhe Manchester City kanë shfaqur poashtu interesim për të siguruar shërbimet e tij.

Walker ka munguar vetëm në një ndeshje për Tottenhamin këtë sezon në Premierë Ligë. Ai ka bërë gjithsej gjashtë asistime dhe i ka ndihmuar skuadrës së tij të arrijë në pozitën e tretë në tabelë./arbresh.info

Kyle Walker
Kyle Walker

Të ngjashme