Barcelona ka arritur të shënoj fitore në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 0-2.
Katalanasit nisën ndeshjen për mrekulli kur në minutën e 17-të, shënoi Gavi, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, Lamine Yamal ia dha goditjen tjetër Bilbaos, duke shënuar për 0-2 në minutën e 52-të.
Deri në fund, Bilbao u mundua të kthehet në lojë, gjersa në minutën e 82-të, shënoi përmes De Marcos por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Një tjetër gol u anulua pesë minuta më vonë, kur Ëiliams shënoi por sërish VAR-i ishte aleat i Barcelonës.
Me këtë fitore Barça kualifikohet në finale të Superkupës së Spanjës, ku e pret fituesin nga përballja tjetër, Real Madrid – Mallorca./Arbresh.info
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor
Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...
Guardiola në sulm për yllin e Eintracht Frankfurtit
Posta e Kosovës lanson pullat `Vendbanimet – Janjeva`