Barcelona e ka mbyllur me epërsi minimale prej 1-0 pjesën e parë ndaj Real Madridit në finale të Kupës së Mbretit.
Pothuajse gjatë tërë pjesës së parë blaugranasit ishin më të rrezikshëm dhe më kërkues duke detyruar Real Madridin që të mbyllet mbrapa për të mos lënë hapësira.
Ata patën një rast serioz me Jules Kounde i cili me kokë rrezikoi portën e Real Madridit, por Courtois bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.
Pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme, të besuarit e Hansi Flick ia dolën që më në fund të gjejnë golin e epërsisë.
Po luhej minuta e 28-të e takimit kur Lamine Yamal me mençuri bëri një super pasim te Pedri i cili nga jashtë zonës me një goditje të bukur realizoi për 1-0.
Ndonëse në disavantazh, Real Madridi nuk ia doli që të rrezikojë për asnjë moment portën e Barcelonës as në fillim të ndeshjes as pas pësimit të golit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por ‘Los Blancos’ me këtë qasje me gjasë do ta humbasin finale e dytë këtë sezon ndaj rivalit të përbetuar.
Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator – s...
Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërps...
Presidentja e Sllovenisë: Katastrofa humanitare në Gaza, nuk...
Çaslav Joliq dënohet me pesë vjet e gjashtë muaj burgim për ...
Kallas në Shkup: Rruga deri në anëtarësim nuk është e lehtë
Aktakuzë ndaj një personi për spiunazh