Barcelona në bisedime të avancuara me Marcos Alonso

08:17 | 19 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona është duke mbylluar një marrëveshje për mbrojtëisn e Chelseat, Marcos Alonso.

SPORT raporton se president i Barcelons, Joan Laporta darkoi me hierarkinë e Valencias në qytetin katalanas të martën, me Jose Luis Gaya një nga emrat në tryezë.

Mbrojtësi i majtë i Valencias i skadon kontrata në vitin 2023 dhe ka një ofertë rinovimi, megjithatë sipas audiove të rrjedhura të presidentit, Anil Murthy, ata do të ishin të gatshëm ta shesin atë.

Barça dëshiron një mbrojtës të majtë për të konkurruar me Jordi Alba dhe Gaya ka qenë një objektiv afatgjatë për klubin.

Megjithatë, opsioni i preferuar në këtë moment është mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marcos Alonso, përpara Gayas.

Në fakt, bisedimet për nënshkrimin e mbrojtësit spanjoll për një marrëveshje tre-vjeçare janë avancuar, në pritje që Alonso të bisedojë me Chelsean për ta lënë atë të largohet këtë verë.

Alonso gjithashtu ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe është afruar edhe nga Atletico Madrid, por ai dëshiron të kalojë në Camp Nou dhe shpreson se Chelsea do të negociojë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme