Google ADS

Barcelona ndalet me barazim nga Napoli në sfidën e 1/8 së finales në Champions League

22:52 | 21 Shkurt 2024
D.H

Napoli dhe Barcelona kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të rrethit të parë të raundit të 1/8 së finales në Uefa Champions League.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, shkruan Arbresh.info.

Kurse pjesa e dyte ishte më efikase.

Fillimisht ishte Barcelona që krijoi epërsi në minutën e 60-të, përmes sulmuesit polak Robert Lewandowski.

Por nuk mungoi reagimi i napolitanëve, ku pas 15 minutash barazuan përmes Osimhen.

Deri në fund dy skuadrën patën edhe disa mundësi mirëpo pa i konkretizuar dot.

Sfida e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet me 12 mars në Spanjë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme