Barcelona mund të ‘ndihmojë’ Real Madridi për ta transferuar Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain në verën e vitit të ardhshëm.
Blaugranasit dhe skuadra franceze do të takohen në 1/8 e finalen e Ligës së Kampionëve, dhe nëse këta të fundit eliminohen, sulmuesi do e ketë më të lehtë largimin nga Parku i Princave.
Mbappe në edicionin e kaluar të garës më të madhe për klube, kur ishin eliminuar nga Bayern Munichu në finale, kishte thënë se skuadra duhet të bëjë përforcime dhe të fitojë trofeun, transmeton Telegrafi.
Nëse PSG nuk ia del të fitojë Ligën e Kampionëve në këtë edicion, atëherë Los Blancos do e kenë më të lehtë transferimin e tij.
Sipas asaj që raporton AS, kontrata e Mbappes skadon në verën e vitit 2021, dhe ai mund të kalojë në Santiago Bernabeu si lojtar i lirë.
PSG është në bisedime me lojtarin për të vazhduar kontratën, mirëpo duket se marrëveshja ende është e bllokuar.
Florentino Perez nuk lejoi asnjë transferim në verën e këtij viti, duke mbledhur fonde për të transferuar Mbappen, mirëpo që mund ta marrinë dhe si lojtar të lirë. /Arbresh.info/
Caktohet data e gjyqit të P.Diddy, reperi mund të dënohet me...
Dalin pamjet e momentit kur kamioni del nga rruga në aksiden...
Osmani priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të P...
Kërcënohet prokurori Ersan Qavolli për rastin e bimëve narko...
Flasin nga QKUK për gjendjen e personave të lënduar nga aksi...
Arrestohet personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rënd...