Barcelona nuk ishte në gjendje për të përballuar kërkesat financiare të PSG-së për nënshkrimin me Neymar.
Gjiganti në La Liga tentoi rikthimin e ish lojtarit të tyre duke ofruar 130 milionë euro para të gatshme për një numër të madh lojtarët, përfshirë yjet si Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti, por marrëveshja nuk u finalizua asnjëherë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, bazuar në Marca, klubi katalunas nuk mund të ketë asnjëherë mundësi për të ofruar të holla përveç lojtarëve në huazim me obligimin më pas për blerje, diçka që PSG nuk është dakord për ta pranuar.
Barcelona shpenzoi një numër të madh të hollash për transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madridi dhe nuk do të ketë më në dispozicion fonde para fillimit të sezonit të ardhshëm, kur ata do të rikthehen në garë për brazilianin.
Përveç kësaj, lojtarët që janë ofruar në marrëveshjen shkëmbyese ishin të pakënaqur sepse nuk ishin informuar dhe refuzuan idenë për kalim në Paris./arbresh.info/
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan