Google ADS

Barcelona mund të jetë pa Messi-n në përballjen ndaj Mallorca-s

20:24 | 4 Qershor 2020
Arbresh Info

Barcelona mund të jetë pa yllin e skuadrës në vikendin e javës së ardhshme, në ndeshjen ndaj Mallorca-s.

Argjentinasi është ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë dhe ky lëndim mund të jetë shumë seriozë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Daily Star, argjentinasi që mungoi dje në stërvitje mund të mungojë edhe në javët e ardhshme, ndërsa bashkëlojtarët janë duke u përgatitur për rikthimin e La Liga-s.

Lideri momental i La Liga-s do përballet me Mallorca, ndërsa do zhvillojnë 11 ndeshje brenda pesë javë.

Barcelona momentalisht prinë në tabelë me 59 pikë, dy më shumë se rivali Real Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme