Pikërisht kur gjërat duket se po përmirësohen për Barcelonën nën udhëheqjen e Xavi Hernandez në fushë dhe drejtimin e Joan Laportas jashtë saj, vjen një tjetër problem potencial për të minimizuar punën që po bëhet.
Edhe një herë, probleme të tilla lidhen me me kohën e Josep Maria Bartomeu si president i klubit dhe priten edhe shumë probleme tjera të dalin gjatë kohës, duke qenë se çdo aspekt financiar i klubit duket se është prekur nga keqmenaxhimi i tij në klub.
Me gjysmën e sezonit të ligës spanjolle ene për t’u luajtur, klubi katalanas është duke u rikthyer në tabelë, me synimin për të siguruar që ata do të jenë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Nëse ata fitojnë Europa League këtë sezon, ata do të kualifikohen në kompeticionin kryesor evropian në çdo rast.
Sido që të arrijnë, kualifikimi në Ligën e Kampionëve është absolutisht një domosdoshmëri.
Kjo sepse siç raporton “SPORT”, nëse ata nuk mund ta bëjnë këtë, prodhuesi dhe sponsori kryesor i klubit, Nike, do t’i gjobisë rëndë.
Edhe pse shuma aktuale nuk është specifikuar, raporti thotë se Adidas mund të shkurtojë atë që i paguan Manchester United me 30 për qind nëse ata nuk luajnë turneun për dy vjet radhazi.
Nëse Barça me të vërtetë dështon të kthehet shpejt në elitën evropiane dhe të jetë në gjendje të tërheqë lojtarët më të mirë në botë, ajo nuk mund të përballojë të rikthehet përsëri në synimet e saj./Arbresh.info
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...