Barcelona mposht Juventusin (VIDEO)

08:07 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Barcelona ka shënuar fitore 2:1 në miqësoren ndaj Juventusit
Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore që në ndeshjen e parë miqësore të kësaj vere, duke mposhtur Juventusin me rezultat 2:1.

Katalunasit e nisen shumë mirë takimin, duke shënuar dy super gola me anë të brazilianit, Neymar në minutat 15’ dhe 26’.

Në pjesën e dytë Juventus arriti ta ngushtonte rezultatin në 2:1 me golin e Georgio Chiellinit në minutën e 63’, por kjo ishte e gjitha në këtë takim.

https://streamable.com/8ikuf

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme