Google ADS

Barcelona- Milan, mund të ballafaqohen për trofeun “Joan Gamper”

14:48 | 28 Qershor 2022
K.B

Barcelona po kërkon një kundërshtar për trofeun tradicional, Joan Gamper.

Barcelona luan çdo vit një ndeshje me karakter të miqësores, por që ndanë trofeun ‘Joan Gamper’, për skuadrën fituese.

Secilën verë, Barca pret ndonjë skuadër në ‘Camp Nou’.

Për këtë vit, në plan ishte përballja me Romën, por këta të fundit u tërhoqën.

Tani, mediat spanjolle insistojnë se Barca ka gjetur skuadrën e re për t’u përballur.

Thuhet se Milan do të zëvendësojë skuadrën e Romës dhe do të jetë kundërshtarja e Barcës këtë sezon.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të zyrtarizohet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme