Barcelona është duke provuar të nënshkruajë me sulmuesin e Portos, Luis Diaz.
24-vjeçari ka shënuar pesë herë dhe regjistruar një asistim në tetë paraqitje këtë sezon te klubi portugez.
Sipas Marca, klubi katalunas është duke planifikuar të nënshkruajë me kolumbianin gjatë verës tjetër.
Sidoqoftë, nënshkrimi i Diaz do kushtojë mjaftë shumë, ngase Porto nuk e lejon të largohet nën çmimin e 30 milionë eurove.
Diaz që thuhet se ka vëmendjen edhe të Tottenhamit dhe Chelseas, ka edhe tre vite kontratë të mbetur.
Ndërkohë, që nga viti 2019, Diaz ka shënuar 30 herë dhe kontribuar me 14 asistime në 109 ndeshje.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...